"Mos hani ushqim kudo!" Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit

"Mos hani ushqim kudo!" Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe

Në çdo kohë duhet të jemi të kujdesshëm ndaj gjërave që konsumojmë dhe vigjilet ndaj të gjitha zgjedhjeve që kanë impakt në shëndetin tonë.

Në Kosovë disa qytetarë për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital. Falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Kjo duhet të shërbejë si një indicje jo vtëm për qytetarët e Kosovës por dhe për këdo tjetër që të tregojë kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar te qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

Duhet:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi.

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

- para se të filloni të përgatisni ushqimin

- pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

- pas përdorimit të tualetit

- pasi të pastroni hundën

- pasi të prekni një kafshë

- pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

"MOS HANI USHQIM KUDO!" thuhet në apelin e IKShPK.

EMISIONET