Mjekja pediatre tregon virozat që qarkullojnë në vendin tonë, ja kur duhet të shqetësohen prindërit

Sonila Brati, mjeke Pediatre ishte e ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musaj e cila tregoi për virozat që kanë prekur fëmijët këtë fillim shtatori.

Brati tregoi të gjitha virozat që po qarkullojnë në vendin tonë dhe bëri me dije se kur duhet të shqetësohen prindërit.

Brati: Ne tashmë jemi në stinën e virozave, shtatori ka nisur zyrtarisht ka nisur edhe firozat në fakt një situatë më e shtuar. Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar jemi diku aty-aty.Edhe në vitin e kaluar ne kishim thuajse të njëjtën situatë, pra një rikthim të fëmijëve nëpër çerdhe, nëpër kopshte, nëpër shkolla dhe automatikisht shtohen virozat.

Në një situatë të tillë me virozat kemi gjatë që jemi në vendin tonë edhe periudha e verës kështu ka qenë, kështu ka qenë qershori kështu ka qenë e gjithë vera me një numër në rritje të rasteve përpos këtu edhe Covid 19 që pati një rikthim të rasteve tek fëmijët të cilët prekeshin nga Covid 19 por jemi në një situatë pak më të qetë me Covid 19. Por ka një shtim të vizitave që është vënë re këto ditë.

Ka disa simptoma si temperaturë shumë e lartë tek fëmijët që shkojnë gjatë në ditë që shkojnë 5 ditë deri dhe 6 ditë që shkojnë 39 deri në 40 ka një vështirësi shumë të madhe me dominimin e tyre por ka dhe viroza të tjera të cilat vijojnë të jenë prezent,vazhdojnë të jenë dominuese infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore.

EMISIONET