Mëngjes i shpejtë dhe i shëndetshëm, ja propozimi i Arjon Muçës

Me nisjen e viti shkollor, mëngjeset tona janë më të ngarkuara se kurrë. Një gjë e tillë rrezikon që shpesh ne të dalim pa ngrënë. Megjithatë moderatori i Ditë e Re në RTV Ora na solli një propozim mbi një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm.

Receta ishte një recetë mjaft e thjeshtë, një sanduiç me avokado, proshutë pule, domate, qepë, sallatë dhe bukë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fillimisht përgatitet avokado, pritet në feta të holla. Avokado na ndihmon të zëvendësojmë djathin i cili nuk është dhe aq i shëndetshëm.

Pas avokados, në bukën e thekur do të vendosim disa feta domate. Dhe këtu ka një sekret, pasi këshillohet që të vendoset domatja në fillim, më pas proshuta, që ajo të mund të duket pak. Pas saj vendoset sallata jeshile dhe qepë nëse e preferoni.

Për më tepër ndiqni videon.

EMISIONET