Më shumë psikologë

Më shumë psikologë

Shëndeti mendor është një nga problemet me të cilën po perballemi pas pandemisë COVID-19.

Ministrja e shëndetesisë Ogerta Manastirliu deklaroi se për parandalim dhe për kurim të këtyre rasteve, do të shtohen edhe 50 psikologë të tjerë në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në vend raporti psikologe për banorë është 1 me 1000.

Ogerta Manastirliu: “Përfshirja brenda strukturave, të qëndrave shëndetesore të figurës së psikologut, ne do të na rrisi në një shkallë më të lartë, jo vetëm informacionin që qytetarët do të kenë dhe të rinjtë gjithashtu do të kenë përsa i përket problematikave të shëndetit mendor por do të kemi mundesi që të identifikojm më herët, për të trajtuar më herët, pikërisht këto çështje të cilat lidhen me shëndetin mendor të të rinjve”. 

Masat anticovid treguan se mund të parandalohet edhe perhapja e gripit, ndaj drejtori rajonal i OBSH Hans Kluge tha se nëse ato vijojnë të ndiqen do të kemi me pak probleme shëndetesore në Shqipëri.

Ndërkohë në vendin tonë, aplikimi i vaksinës antigrip pritet të nis këtë javë. Këto deklarata ministrja e shëndetesisë, dhe drejtori rajonal i OBSH Hans Kluge, i bënë gjatë një konference Shëndeti dhe mirëqenie e të rinjve në Shqipëri dhe në Rajonin Evropian të OBSH-së, përfshirë pasojat e pandemisë COVID-19.

EMISIONET