‘Mbushet’ Spitali Psikiatrik, mjekët: Pandemia shtoi ankthin, stresin dhe depresionin

Ankthi, stresi dhe gjendja depresive janë rastet më të shpeshta për të cilat pacientët ankohen te mjeku.

Ekspertët shprehen se pandemia ka ndikuar drejtëpëdrejtë në shëndetin mendor si dhe ka sjellë probleme në shoqëri.

Madje përmasat që situata ka marrë ka bërë që Spitali Psikiatrik i Elbasanit të ezaurojë të gjithë kapacitetin prej 310 shtretërish.

"Me lirimin e kushteve, qetësimin e situatës pandemike krijohet mundësia për të parë më nga afër edhe problemet mendore që ka shkaktuar kjo pandemi. Tani duket se po i hasim më shpesh pasojat që ajo ka lënë në shëndetin mendor."

Psikiatrja këshillon që tregohet kujdes dhe gjatë stinës së verës pasi temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin mendor.

Gjatë kësaj periudhe është e këshillueshme konsultimi me specialistët që në shfaqjen e simptomave të para në mënyrë që problemet të mos përshkallëzohen.

EMISIONET