Masat anticovid, të vlefshme edhe për grip. Konfirmohet rasti i parë me tipin A

Pacienti i pare me grip këtë vit në vendin tonë fatmirësisht nuk ka nevojë për trajtim spitalor. ISHP sqaron se është identifikuar tipi A i këtij virusi, ndërsa apelohet vaksinimi dhe zbatimi i masave anticovid.

Një rast me grip të tipit A është identifikuar ne vendin tonë ditët e fundit. Kordinatorja e vaksinimit në ISHP Rovena Daja, thotë se gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe nuk ka nevojë për trajtim spitalor.

Personat e dyshuar për covid, sqaron ISHP, testohen edhe për grip, prandaj edhe rasti i parë është kapur herët.

“Arsyeja që ne e kapëm kaq shpejt ishte sepse ne kemi një survejans sentinel ,vazhdimisht bëjmë analiza në laboratorin e biorologjisë në ISHP. Të gjitha rastet që na vijnë për Covid i testojmë edhe për grip, dhe kjo është arsyeja që ne e kapëm kaqë shpejtë. Gradualisht fillojnë e rriten,” tha Rovena Daja.

Piku, i gripit pritet të jetë në janar.

“Por pikun e vet gripi normalisht e arrin gjat muajit janar, kjo, nga ekserienca e viteve të mëparshëm.Meqënëse arrin atëher, periudha tetor,nëntor dhe dhjetor është momenti kur mund të kryhet vaksina e gripit.Aplikohet vaksina dhe mbas dy javëve trupi kërkon disa ditë maksimumi dy javë, për të krijuar antitrupat. Duke patur këto antitrupa mbrojtës, e presim kulmin apo pikun që arrin në janar, të mbrojtur nga vaksina e gripit,” tha Rovena Daja.

Sipas specialistëve të ISHP, mbajtja e maskës do të shërbente në parandalimin e perhapjes së gripit.

Por që pas heqjes së regjimit të masave të pandemisë, është vështirë të bindësh qytetarët që ti rikthehen maskave.

EMISIONET