Lia e Majmunëve, ja si të ruhemi

Një virus i ri po alarmon të gjithë botën, një virus i cili është shfaqur për herë të parë në vitin 1958 në Afrikë.

Bëhet fjalë për linë e majmunëve, një  virus i cili duket se po kthehet në makth për të gjithë njerëzit.

Kjo sëmundje shkakton tek njeriu simptoma të temperaturës dhe puçrra të kuqe. Ka dy variante kryesore si  varianti i Kongos, i cili është më i rëndë me vdekshmëri deri në 10% dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë vdekshmërie në rreth 1% të rasteve.

Shumë kohë më parë kjo sëmundje ka pasur shumë pak raste të eksportuara duke u zbuluar gjithsej 8 raste të tilla, ndërsa sot numri i të prekurve është ritur duke e çuar situatën në një gjendje të pazakontë.

Autoritetet e shëndetësisë në Evropë, Amerikën e Veriut, Izrael dhe Australi kanë identifikuar gjatë ditëve të fundit mbi 100 raste të infektuarish me linë e majmunit.

Së fundmi janë raportuar raste të prekurish në vendet fqinje si Italia dhe Greqia.

I ftuar në emisionin “Jeto me orën” profesori i sëmundjeve infektive Xhelil Koleci tregoi disa mënyra se si mund ta shmangim apo të mbrohemi nga ky virus.

Xhelil Koleci: Kjo sëmundje nuk quhet saktësisht lija e majmunëve pasi kjo sëmundje ka ardhur fillimisht nga brejtësit, kjo sëmundje u kalua nga kafsha në njeri dhe më pas nga një njeri në tjetrin. Është një sëmundje e cila ne nuk duhet të alarmohemi pasi shancet e transmetimit të tij nuk janë me ritme aq të shpejta siç ishte COVID 19. 

Profesor Koleci u bën thirrje njerëzve që të mos panikosen pasi transmetueshmëria nuk është shumë e madhe. 

"Fatmirësisht rrezikshmëria për humbje jete është me violencë të ulët deri në 1 %.  Moshat të cilat duhet të jenë më të predispozuar që të mbrohen nga kjo sëmundje janë fëmijët dhe personat me imunitet të ulët. Ndërsa probabiliteti që të ndodhë një pandemi e dytë duket se janë me shance të ulëta", shprehet ai.

EMISIONET