Lia e majmuneve, Puca: Më pak e rrezikshme se covid, përhapet nga kontaktet e ngushta

Lia e majmunëve prek më shumë të rinjtë. Grupmosha më e predispozuar për t`u infektuar është 20-25 vjeç. Mjekët thonë se është me pak e rrezikshme se covid dhe nuk ka transmetueshmëri të lartë.

Edmond Puca: Pothuajse e ngjashme me linë që ne jemi mësuar ta kalojnë moshat fëmijënore përveçse temperaturë, siç e kanë sëmundjet  e tjera të këtij grupi kanë erupsionet apo dregëzat të cilat janë të mbushura me ujë dhe pastaj mbiinfektohen ose agravohen.

Nuk ka transmetueshmëri të lartë. Përhapet nga kontaktet e ngushta me personin e infektuar. Krahasuar me covid-19 mjeku Infeksionit Edmond Puca thotë se është më pak e rrezikshme.

Edmond Puca: Kur themi kontakte shumë të ngushta një grup risku janë personat që mëjnë marrëdhënie seksuale mes njëri-tjetrit, ose ato persona të cilët ndërrojnë veshjet me njëri tjetrin ose ndodshta dhe përhapja nëpërmjet spërklave por në kontakte shumë shumë të afërta me njëri tjetrin.

Sëmundja po gjen përhapje më shumë te grupmosha 21-25 vjeç. Në Shqipëri nuk ka të prekur por në vendet fqinje janë konfirmuar rastet e para. Rreziku mbetet i lartë gjatë verës me ardhjen e të huajve në vendin tonë për pushime.

Megjithatë mjekët thonë se nuk ka vend për panik.

Edmond Puca: Duke qenë se kjo është një sëmundje është e ngjashme me linë, fatmirësisht popullata jonë e ka kaluar këtë sëmundje. Deri diku jemi të mbrojtur.

780 persona rezultojnë të prekur nga lia e majmunëve sipas OBSH ndërsa sëmundja deri më tani është përhapur në të paktën 27 shtete.

Shumica e rasteve janë regjistruar në Amerikën e Veriut dhe Evropë, me një numër të vogël në Amerikën Qendrore dhe Jugore, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

EMISIONET