Lancet ‘zbardh’ origjinën e Covid: Mund të ketë rrjedhur nga laboratorët amerikanë

Rreth 3 vjet pas shpërthimit të Covid-19, revista britanike mjekësore Lanset thotë se nuk përjashtohet origjina laboratorike e koronavirusit siç kishin pretenduar disa teori konspirative. Shkencëtarët dyshojnë te laboratorët amerikanë.

Lancet ‘zbardh’ origjinën e Covid: Mund të ketë

Një nga revistat mjekësore më prestigjioze në botë, Lancet pretendon se nuk përjashtohet fakti që koronavirusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator amerikan.

"Tre hipotezat lidhur me origjinën e koronavirusit janë ende të besueshme. Infeksioni në terren, virusi natyror në laborator dhe infeksioni me një virus të manipuluar në laborator".

Autorët nënvizojnë se Instituti Kombëtar i SHBA-ve për Shëndetin i cili është përgjegjës për kryerjen e kërkimeve mbi patogjenët vdekjeprurës i ka rezistuar zbulimit të detajeve të Sars-Covid. 

"Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA i ka rezistuar zbulimit të detajeve të hulumtimit mbi viruset e lidhura me SARS-CoV duke ofruar informacion të redaktuar, për më tepër studiuesit e pavarur nuk kanë hetuar ende laboratorët amerikanë për një manipulim laboratorik të viruseve të mundshëm me Sars-Covid dhe as nuk kanë hetuar detajet e hulumtimit laboratorik që kishte qenë duke u zhvilluar në Wuhan".

Shkencëtarët britanikë pretendojnë se origjina e saktë e virusit është ende e panjohur për shkak të përpjekjeve të shteteve të caktuara për të fshehur informacionin për fazën e hershme të përhapjes së Covid-19.

Më herët mediet dhe akademikët kryesore të perëndimit i kanë quajtur pretendimet e rrjedhjes së Covid-19 nga laboratorët qëllimisht një teori konspiracioni.

EMISIONET