Kujdes me virozat e marsit, mjekët: Mos i neglizhoni simptomat, duhet trajtim në kohë

Mjekët bëjnë thirrje që virozat të mos neglizhohen pasi mostrajtimi në kohë mund të çojë deri në pneumoni. Kujdes i veçantë duhet treguar tek fëmijët në rastet e kollës që zgjat disa ditë.

Një virozë e thjeshtë mund të përfundojë në bronkolit. Mjekët apelojnë për kujdes, pasi raste të tilla, me prekje të mushkërive nuk kanë munguar te fëmijët.

"Para dy ditësh kisha një rast të tillë që u detyruar ta mjekojmë me korrektësi të madhe. Erdhi me një temperaturë 39.5 gradë. I bëmë një ekzaminim dhe pamë që duhet ti jepej dhe një antibioterapia," tha Madri.

Pediatri Bektash Mandri thotë se shkak është neglizhenca dhe mostrajtimi.

Simptomat, veçanërisht një kollë që zgjat disa ditë, duhet të mos nënvlerësohen.

"Filimisht fillojnë si laringite pastaj mund të kalojnë deri në bronkite e bronkiolite nëse qëndrojnë pa mjekuar. Pasi edhe kur kollitet fëmija prindërit nuke  sjellin ta mjekojnë," tha ai.

Këtë fillim pranvere vijojnë të dominojnë virozat dhe gripi të cilat karakteristikë kanë temperaturën e lartë.

"Me temperaturë 39 fëmija nuk duhet mbajtur në banesë pasi mund të na japi komplikacione. Gripi 7 ditë mund të zgjasi si periudhë gripale, 24 orë pasi e merr virusin dhe që nga dita e 3 fillon klinika me temperaturë të lehtë, kollë të thatë," tha ai.

Përveç të vegjëlve ndër të prekur ka edhe adoleshentë.

"Jo vetëm fëmijët e moshave 7-10 vjeç por dhe 15-18 vjeç," tha ai.

Mjekët thonë se përveç virozave dhe gripit në qarkullim mbetet edhe covid-19 por rastet janë të rralla.

EMISIONET