Kufjet po dëmtojnë dëgjimin, mjekja: Të mos përdoren më shumë se 2 orë në ditë

Të rinjtë gjithmonë e më shumë po paraqiten te mjekët, për shkak të problemeve më dëgjimin.
Mjekët ORL thonë se përhapja te kjo grupmoshë vjen si pasojë e përdorimit të kufjeve, por të rrezikuar njësoj janë edhe ata që punojnë në ambiente me zhurma të vazhdueshme.

Kufjet dhe muzika e lartë po dëmtojnë dëgjimin, kryesisht te të rinjtë. Shkak është ndër të tjera përdorimi në një kohë të gjatë i pajisjeve audio.

“Gjithë ditën kur nuk kam punë dëgjoj muzikë, me zë mesatar.”

Mjekët ORL thonë se grupmosha mbi 14 vjeç është më e rrezikuar, edhe pse pasojat i kuptojnë shumë më vonë.

“Është parë që këta individ kanë 30-40 për qind dëmtim të nvelit të dëgjimit. Të dhënat klinike vijnë pas nj 10-vjeçari tjetër.”

Të rrezikuar janë edhe punonjësit, të cilët kanë një ambient me zhurma të vazhdueshme, si fasoneritë apo mobileritë.

“Është një detyrim që punëtori që punon në atë ambient të mabajë kufjet mbrojtëse gjatë aktivitetit të punës.”

Afërsish 4 raste të tilla paraqiten çdo ditë te një mjek në Tiranë, për të cilët doktoreshë Klodiana Zaharia këshillon të pushojnë çdo një orë.

“Nga këto raste kemi pa fund. Punëtorët e fasonerive, të ndërmarrjeve të mëdha vijnë me ulje të theksuara të dëgjimit.”

Për punonjësit e Call Center  ky problem bëhet edhe më i madh, pasi e kanë të pashmangshëm përdorimin e kufjeve edhe për këtë kategori mjekja ka një këshillë.

“Të punojn ë një herë me njërin vesh të bëjnë 15 minuta pushim  dhe pastaj vendosin kufjet në  veshin tjetër.”

Problemet me dëgjimin, rëndohen më shumë nëse veç zhurmave, kanë edhe sëmundje të tjera si diabet, tension të lartë apo kryejnë kemioterapi.

Britania e Madhe ka realizuar një studim, i cili zbuloi se përdorimi i zgjatur i pajisjeve audio, ka lënë 43 për qind të njerëzve me pasoja, si dhimbjet e veshëve.

EMISIONET