Kripa, rrezik për zemrën

Përdorimi i kripës me sasi të madha sjell edhe shqetësime të shumta me zemrën. Mjekët kardiolog këshillojnë kujdes në ditën ushqimore, ndërsa thonë se janë shtuar edhe rastet e pacientëve në moshë të re.

Nëse reduktohet sasia e kripës që konsumojmë mund të shmangen 1 milionë vdekje nga infarkti në të gjithë bonë.

Sipas Institutit të shëndetit publik, reduktimi i kripës do të sjellë edhe shmangien e 3 milionë vdekjeve nga sëmundjet e tjera kardiovaskulare.

Mjekja kardiologe Eva Duraku thotë se këshilla më e shpeshtë që i jep pacientëve është reduktimi i sasisë së kripës.

Eva Duraku: “Kripa është një faktor i njohur, sigurisht prej shumë kohësh shumë e dëmshme për sëmundjet kardiovaskulare, kjo sepse ndikon shumë në patologjit e tjera të cilat ne i njohim si patologji rreziku. Kripa ndikon në rritjen e presioit të gjakut. Ulja e një doze të kripës dhe përgjysmimit të saj është një nga këshillat që ne japim tek pacientët sidomos tek ato që vuajnë nga sëmundjet e zemrës”.

Sëmundjet kardiovaskulare po shihen shpesh edhe të të rinjtë. Ndërsa në muajt e fundit është vënë re një ndërgjegjësim për kontrollet periodike, kjo ndikuar edhe nga situata pandemike.

Eva Duraku:“Sëmundjet e zemrës apo ato kardiovaskulare siç quhen, janë një numër shumë i madh patologjish zënë sigurisht vendin e parë në vdekshmëri në të gjitha klasifikimet e sëmundjeve. Kohët e fundit kemi parë shumë raste të sëmundjeve të zëmrës në moshat e reja, kjo ndoshta për faktin që ato janë të prekur nga shumë faktorë rreziku siç janë hipertensioni, pra tensioni i lartë i zemrës, yndyrnat e larta,” tha Duraku.

Në muajin ndërgjegjësues për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, mjekët këshillojnë qytetarët të ushqehen shëndetshëm dhe të kryejnë aktivitete fizike.

EMISIONET