Koha e plazhit/ Këto janë oraret kur duhet të shmangni daljen në diell, shkakton plakje dhe kancer lëkure

Mjekja dermatologe Monika Fida tha se ka disa orare kur rekomandohet të dalim në diell, në plazh dhe që janë në orët e para të mëngjesit, nga ora 08:00 deri në 11:30, si dhe të riekspozohemi pas orës 16:30.  

Monika Fida: Rekomandohet të ekspozohemi në orët e para të mëngjesit nga ora 08:00 deri në 11:30. Nga ora 11:30 duhet të realizojmë një pauz pra të fillojmë mbledhjen e plaçkave dhe çdo gjë, të largohemi nga ambientet e plazhit dhe të riekspozohemi pas orës 16:30.  

Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi Dermatologia Monika Fida tha se ekspozimi në diell në orarin 11:30  deri në orën 16:30 është shumë i rrezikshëm.

Monika Fida: Ekspozimi në orarin 11:30  deri në orën 16:30 është shumë i rrezikshëm. Së pari sepse ky rrezatim është shumë i dëmshëm për lëkurën veçanërisht për kancerin e lëkurës. Është më i rrezikshëm tek fëmijët, tek personat të cilët kanë fenotip të lëkurës të parë ose të dytë, pra personat që digjen në rrezatim diellor dhe personat të cilët nuk nxihen asnjëherë janë më të rriskuar ndaj rrezatimit. Edhe plakja e lëkurës është më e madhe në këto orare.

EMISIONET