Kërpudhat luftojnë depresionin
Drogat halucinagjene që gjenden te "kërpudhat magjike", mund të kenë efekt të shpejtë në trajtimin e ankthit dhe depresionit. Dy studime të fundit të publikuara në revista prestigjioze mjekësore dëshmojnë për përfitimet e tyre mjekësore.
Deri në 30% e njerëzve me depresion nuk i përgjigjen trajtimit me ilaçet kundër depresionit. Kjo mund të jetë për shkak të dallimeve biologjike midis pacientëve dhe faktit që shpesh duhet një kohë e gjatë që medikamentet të japin efekt. Pra, ekziston një nevojë urgjente për të zgjeruar repertorin e barnave të disponueshme për njerëzit me depresion.
Ndaj, vitet e fundit, vëmendja është kthyer tek psilocibina, përbërësi kryesor i "kërpudhave magjike". Pavarësisht nga një numër provash klinike që tregojnë se psilocybin mund të trajtojë me shpejtësi depresionin, duke përfshirë ankthin dhe depresionin e lidhur me kancerin, dihet pak se si psilocibina funksionon në të vërtetë për të lehtësuar depresionin në tru.
Së fundmi, dy studime të publikuara në “The New England Journal of Medicine” dhe “Nature Medicine”, kanë hedhur pak dritë mbi këtë proces misterioz.
Psilocybin është një halucinogjen që ndryshon reagimin e trurit ndaj një kimikati të quajtur serotonin. Kur zbërthehet nga mëlçia (në "psilocin"), shkakton një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes dhe perceptimit te përdoruesit.
Studiuesit krahasuan gjendjen e një grupi njerëzish depresiv që merrnin psilocybin me ata që merrnin ilaçin ekzistues kundër depresionit escitalopram. Ndryshimet u vunë re që ditët e para, ndërsa pas 6 muajve u vu re se pacientët që merrnin psilocybin paraqesnin gjendje më të përmirësuar. Analaiza u bë duke përdorur skanimin funksional të trurit MRI (fMRI).
Por fillimi i shpejtë i efektit antidepresiv të psilocibinës mund të jetë ideal për njerëzit që nuk reagojnë ndaj antidepresantëve ekzistues.