"Kaos, prindërit nuk dinë ç'të bëjnë i drejtohen urgjencës", mjekja: Duhet të shkojnë te qendrat shëndetësore

Sonila Brati, Pediatre në një intervistë në Ora Neës me gazetarin Arnold Kariqi tha se në virozën që po qarkullon aktualisht problematike është temperatura.

Sipas Bratit prindërit si fillim duhet ti çojnë fëmijët e tyre në qendrën ambulatore ose te mjeku i familjes.

"Duke qenë se nuk dinë se çfarë të bëjnë drejtohen tek urgjenca dhe pastaj aty krijohet një kaos", tha ajo.

Sonila Brati: Te kjo lloj viroze problematik është temperatura. Është e vështirë të rimarrësh veten. Shumica dalin negativ ndaj ngelet shumica e rasteve të jetë grip normal. Qendrat shëndetësore funksionojnë në dy turne ka dhe qendra 24 orëshe që funksionojnë . Nuk e kuptoj pse pjesa më e madhe  e njerëzve drejtohen në urgjencë dhe te spitali. Mund të them që kaosi është pastaj në spital sepse një pjesë e madhe janë të frikësuar dhe mund të jenë të trembur nga temperatura e lartë. Duke qenë se nuk dinë se çfarë të bëjnë drejtohen tek urgjenca dhe pastaj aty krijohet një kaos. Është një fluks që shkon në 300 apo 400 në ditë. Duhet të drejtohen te qendrat shëndetësore dhe te mjeku i familjes më pas duhet ti drejtohen spitalit. Nuk mudn të shkohet në spital për një temperaturë që do të bëjë ditët e saj.  

EMISIONET