Ja kur duhet të shqetësohesh për nishanet, drejtohu patjetër te mjeku dermatolog

Mjekja dermatologe, Monika Fida thotë se secili prej nesh duhet të kontrollojë trupin e tij në mënyrë që të mund të verejmë në rast se kemi ndryshim në nishanet që kemi në trup apo në rast se del ndonjë nishan i ri.

Mjekja Fida gjatë një interviste për Ora News tha se në rast se vërejmë asimetri, kufinj jo të rregullt, ngjyra jo të rregullta, disa ngjyra brenda lezionit, dimensionet mbi 6 mm dhe evolucionin që vetë individi e kupton që nishani nuk ka qenë ashtu ka evoluar ka ndryshuar duhet ti drejtohemi patjetër mjekut dermatolog.

Monika Fida: Muaji maj është muaji i sensibilizimit të popullatës ndaj kancerit të lëkurës dhe melanomës. Gjatë gjithë muajit ne jemi përpjekur të japim një mesazh të qartë për popullatën, që një nishan i cili ndryshon formën strukturën, ngjyrën kufijtë dhe në dimensione, rritet është një nishan i cili duhet të na alarmojë për t'iu drejtuar mjekut dermatolog, për të kryer një ekzamini, më të rëndësishëm.

Çdo individ duhet të kontrollojë trupin e tij, të shikojë nëse nishanet që ka në trup ndryshojnë ose  nëse del ndonjë nishan i ri. Nësë vëren asimetri, border jo të rregullt, ngjyra jo të rregullta, disa ngjyra brenda lezionit, dimensionet mbi 6 mm dhe evolucionin që vetë individi e kupton që nishani nuk ka qenë ashtu ka evoluar ka ndryshuar duhet ti drejtohet patjetër mjekut dermatolog"

EMISIONET