Ja cilin vakt nuk duhet të konsumoni që të humbisni kilogramë

Ja cilin vakt nuk duhet të konsumoni që të humbisni

Ekspertët pohojnë se të heqësh dorë nga darka është më mirë sesa të anashkalosh mëngjesin për të humbur peshë.

Shkencëtarët analizuan 250 studime që shikonin se sa kohë hanë njerëzit dhe ndikimin e tij në oreks dhe peshë.

Ata arritën në përfundimin se konsumimi i vaktit të fundit para orës 15:00 ishte mënyra më e mirë për të hequr kilogramët e tepërt.

Por studimet sugjerojnë se të mos hash në mbrëmje dhe gjatë natës është më efektive për tu dobësuar sesa në rastet ku nuk konsumojmë mëngjesin.

Hulumtimet të cilat u zhvilluan te meshkujt me përqindje të lartë dhjamore treguan se ngrënia e vaktit të fundit para orës 15:00  përmirësoi gjithashtu shëndetin e zemrës.

Gjetjet u prezantuan në Kongresin Evropian për Obezitetin në Mastriht, Holandë./THE SUN/

EMISIONET