Tharja, çarja, ekzema, inflamacioni e myku...patologjitë e lëkurës në vjeshtë. Mjekja dermatologe tregon si të kujdesemi për to

Mjekja dermatologe Violeta Dajci në emisonin “Jeto me Orën” në RTV ORA foli rreth patologjive të vjeshtës dhe mënyrave se si mund ti trajtojmë ato.

Më poshtë gjeni patologjitë dhe shpjegimin e bërë nga mjekja Violeta Dajci për seciln prej tyre.

1.Tharja e lëkurës

Violeta Dajci: Në përgjithësi tharja e lëkurës ndodh për arsye të mos kujdesit në verë gjatë ekspozimit në diell, sepse ekspozimi në diell dhe temperaturat e larta që ishin shumë të larta bëjnë që pjesë e ujit dhe elektroliteve të largohen nga lëkura jonë. Më së shumti ndodh tek fëmijët, tek moshat e treta apo tek ata që kanë patologji të lëkurës. 

Si rikuperohet? 

Mjekja dermatologe këshillon rikuperimin e kremrave farmaceutikë. Jo kremra me aromë që merren në linjat e bukurisë por të kenë bazë të fortë hidratimi, si lanolina, vazelina, disa përbërës që rigjenerojnë shtresën. Sepse nuk është vetëm problemi i tharjes por dëmtohen qelizat e shtresave të sipërme prandaj duhet bërë shumë kujdes.

Si ta kuptojmë që një lëkurë është në fazën e tharjes.

"Kur flitet për një lëkurë e tharë flitet për trupin, ku dëmtohet trupi dhe problematikat janë më të mëdha. Nëse e mbledhim lëkurën dhe duket si letër do të thotë se është e tharë. Kjo rregullohet duke përdorur krema, një ose dy herë në ditë gjithë trupin, ose larës të bytë që kanë në përbërjen e tyre vajra dhe të bëjmë kujdes me pirjen e ujit dhe të lëngjeve të tjera.

Mund të përdorim ujin, llallë, çajrat si dhe duke marrë frutat e stinës sepse kanë elementët më të mirë që e mbajnë ujin të lidhur në lëkurë. Që lëkura të jetë e suksesshme shumë ujë e shumë fruta. Përjashtohen pijet alkoolike dhe ato me gaz. 

2.Çarja e lëkurës

Mjekja dermatologe Violeta Dajci: Çarja e lëkurës ndodh në rastet kur dëmtimi është më i thellë, kur dehidratimi është shumë i madh, kur njerëzit kanë qëndruar për një kohë të gjatë në diell ose në të ftohë. Ka dhe patologji që cilat japin këto simptoma. Ndodh kryesisht në duar dhe në shputat e këmbëve, ku shtresa e lëkurës është edhe më e hodhë. Që të mjekohen duhen patjetër një dermatolog. Por dhe lyerja me kremra zbutës ju jep rezultat. 

3.Egzema

Violeta Dajci: Egzema është tharje  lëkurës. Faktor të shumtë janë faktorët alergjik. Ato shtojnë ose aktivizojnë ekzemën. Shfaqet në persona që e kanë në gen këto lloj sëmundje por nëse tregohet kujdes mbahet nën kontroll. Por duhet të konsultohen me mjekun.  Persona që kanë ekzemë dinë mirë ta mbajnë nën kontroll. Të bëjnë kudjes me përdorimin e detergjentëve që e thajnë më shumë dhe e shfaqin ekzemën.

Ekzema të mos shfaqet duhet të përdorni kremra zbutës të cilët veçse e mbron mirë lëkurën e mbron dhe nga kontaktet që shkaktojnë ekzemën.

4.Inflamacioni i lëkurës

Mjekja dermatologe Violeta Dajci: Inflamacioni i lëkurës është skuqja, enjtja dhe ku kra dhimbje këto janë tre shenjat.  Edhe aknet kanë një fazë inflamatore. Kryesisht është pjesë e infeksioneve.

5.Myku i lëkurës

Violeta Dajci: Myku i lëkurës gjëja më e shpeshtë dhe e zakonshme. Myku i lëkurës është shpesh herë dhe mjeku e ka të vështirë ta vërë diagnozën. Në shumicën më të madhe të rasteve ka disa kritere. Janë me mijra gjallesa që japin këto sëmundje. Mund të jenë njolla të bardha pas ekspozimit në diell. Ne të gjithë e kemi por tek disa persona ku lëkura rri e lagësht gjen terren të përshtatshëm e shfaqet. Nuk jep shqetësime apo dëmton lëkuren tonë por duket keq. 

Është myku i këmbëve ka dhe myk që shfaqet në zonën e duarve dhe të këmbëve. Myku ka disa faza. Zakonisht mjekohet me kremra në raste të veçanta kur e vendos mjeku merren dhe tableta nga goja. Myku është shumë ngjitës. Edhe në plazh merret shumë. Duhet të drejtoheni patjetër tek dermatologu. 

Nëse nuk bëjmë kudjesin e duhur cfare ndodh?

Mjekja dermatologe Violeta Dajci: Sëmundjet e lëkurës aq duken të thjeshta aq bëhen shqetësuese për personat që e kanë. Bezdija më e madhe është e kruajtura. Ndërkohë kujdes të shtuar duhet të kemi dhe nishanet.

Kujdes nishanet

Pas periudhes se veres personat që kanë probleme sidomos me nishanet duhet të drejtohen tek dermatologu patjeter. Pasi kemi marre rrezatimin diellor mund të fillojnë ndryshimet tek nishanet. Përveç nishaneve, në këtë periudhë të ekspozimit në diell mund të shfaqen disa elementë të tjerë në trajtën e plagëve të vogla ose të njollave me ngjyra të ndryshme. Këto shfaqen në fytyrë por dhe në pjesë të tjera të trupit. Gjithmoni shkoni tek mjeku dermatolog. Kur kapen në fillim ne i quajmë gjëndje prekanceroze dhe nëse trajtohen shpejt nuk përbëjnë problem për shëndetin nëse ne i lëmë të kalojmë përbën problem, nganjëherë të rëndë.

Për nishanet dhe njollat kafe duhet të tregoni kujdes. Nëse vini re problematika që nuk po marrin zgjidhje mos prisni por shkoni tek dermatologu.

Plakja e lëkures

Mjekja dermatologe Violeta Dajci: "Lëkura plaket ashtu si te gjithe organet. Por të plakemi bukur. Ashtu si thinja dhe rrudha ka kohën e vet. Çdo gjë duhet bërë me masë. Gjeja më e mirë është një konsultë me një mjek dermatolog. Një mjek që njeh anatominë dhe proceset jetësore të lëkurës do të jetë ai që do të japë këshillat e duhura qoftë dhe ato të plakjes. Nëse do jeni në duart e dermatologut do të jeni më të kënaqur. Dermatologu nuk do ta teprojë në atë që ju kërkoni dhe do të dijë t’ju frenojë. Produktet që duhet të përdoren në lëkurë apo ndërhyrjet është mirë të bëhen në sasinë e duhur dhe nga duar të duhura gjithmonë."

EMISIONET