Infermierja e pediatrisë: Ja si t'i joshni fëmijët të pijnë ilaçet

Infermierja e pediatrisë: Ja si t'i joshni fëmijët të

Infermierja e fëmijëve Penny, e cila ka gati 150 mijë ndjekës në rrjetin social "Instagram", u jep prindërve këshilla se si të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrueshëm kur fëmija i tyre nuk është mirë.

Ajo së fundmi zbuloi një mënyrë të thjeshtë se si t’u jepte foshnjave ilaçe të lëngshme dhe se përdorimi i shiringave oralë është praktikisht i nevojshëm.

Ja cilat janë këshillat e saj:

"Synoni pjesën e brendshme të faqes. Kjo bëhet për të parandaluar që fëmija të shijojë ilaçin.

Nëse synoni mesin e gojës, me siguri do ta pështyjnë ose do ta hedhë me gjuhë (ky është një refleks natyral i foshnjave)" – thekson Penny.

"Përdorni biberon. Futja e biberonit në gojën e tyre, sapo të injektoni ilaçin, do të nxisë gëlltitjen. Ju gjithashtu mund ta pikoni ilaçin në anën e gojës, ndërsa biberoni është ende brenda gojës, por do t’ju duhet të përdorni aftësitë tuaja "ninxha"" – shtoi infermierja.

"Një truk tjetër i mrekullueshëm është thjesht të përzieni ilaçin në pijen e preferuar të fëmijës suaj, por kini kujdes që të mos përdorni shumë lëngje, sepse duhet të siguroheni që ata ta pinë të gjithë ilaçin", tha ajo.

EMISIONET