Ilaçe me listë, në farmacitë e Gjirokastrës qytetarët marrin medikamente borxh

Kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve kanë ndikuar shumë tek qytetarët në Gjirokastër, ndërsa ata janë duke marrë edhe ilaçe borxh.

Qytetarët, kryesisht moshat e treta thonë se pensionet që marrin nuk u mjaftojnë për pothuajse asgjë ndaj detyrohen që të marrin borxhe.

Ilaçe me listë borxhesh. Është realiteti i ri në Gjirokastër.

Rritja e çmimeve, kriza ekonomike, pagat e pensionet e ulëta po ndikojnë më financat e familjeve gjirokastrite, të cilët po detyrohen që të marrin edhe ilaçet borxhe.

“Sa herë të duash. Shumë herë, na njohin dhe na i japin. Kur kemi pastaj ua ҫojmë. Ҫfarë të bëjmë. Jemi të detyruar ti marrim se pa ilaҫe…

Kam 17 mijë lekë ilaҫe në muaj, se kam dhe diabet e tension. Edhe me borxhe kemi marrë. Me pensionin nuk kemi mundësi ti marrim,” thonë pensionistët.

Problemi është shqetësues kryesisht tek moshat e treta të cilët thonë se të ardhurat nga pensionet janë mjaft të ulëta, që nuk u dalin për nevojat bazë.

“Unë marr 16 mijë lekë pension, kurse ilaҫet më bëjnë 7500 lekë ҫdo muaj.

Ministrja e Shëndetësisë ka thënë nja tre-katër herë se do na jepte fishat për të matur diabetin, po s’po bëjnë gjë,” thonë ata.

Pavarësisht planeve të qeverisë për të dalë nga kriza me më pak efekte negative, qytetarët janë shprehur në vazhdimësi se këto plane nuk mjaftojnë për familjet e tyre.

EMISIONET