Humb 30 kg me balonin gastrik, pacienti nga Kosova e kreu procedurën në spitalin Hygeia

Një i ri nga Kosova ka humbur 30 kilogramë nga pesha e tij në një vit përmes balonit gastrik. Procedura jo kirurgjikale e cila është realizuar në spitalin Hygeia po përzgjidhet gjithnjë e më shumë nga pacientët, të cilët bien në peshë në mënyrë efektive duke zbatuar rigorozisht këshillat e mjekëve për ushqimin dhe aktivitetin fizik.

Një 28-vjeçar nga Kosova që peshonte 162 kilogramë një vit më parë ka arritur të bjerë në peshë 30 kilogramë falë aplikimit të balonit gastrik.

Pavarësisht përpjekeve të bëra ai nuk kishte arritur të binte në peshë, ndërkohë që pasi kishte dëgjuar për balonin gastrik si një procedurë bashkëkohore jokirurgjikale që mund të jepte rezultat vendosi të paraqitej në spitalin Hygeia për të kryer procedurën me mjekun gastroenterology Plarent Kapo.

Sot, fiks pas një viti, pacienti rënë 30 kilogramë në peshë dhe është paraqitur sërish në kabinetin e dr Plarent Kapo, kësaj radhe për të kryer heqjen e balonit gastrik.

Ai thotë se gjatë kohës që mbante balonin nuk ka pasur asnjë shqetësim.

"Baloni ka qenë shumë i suksesshëm. Nuk kam pasur asnjë shqetësim.

Ajo çka vlen të theksohet në rastin e pacientit nga Kosova dhe që është e rëndësishme për të gjithë pacientët që i nënshtrohen kësaj procedure, është të qënit shumë i rregullt duke ndjekur me rigorozitet të gjitha këshillat e dhëna nga mjeku përsa i përket ushqimit dhe aktivitetit fizik.

Rasti i djalit nga Kosova është vetëm një ndër pacientët e shumtë të trajtuar në këto 5 vjet nga doktor Plarent Kapo.

Të shumtë kanë qenë ata që në pamundësi për të rënë në peshë kanë zgjedhur si metodën optimale procedurën jokirurgjikale bashkëkohore të balonit gastrit, e cila ofrohet në spitalin Hygeia në kushte ambulatorike.

Procedura zgjat vetëm 15 minuta si për ta vendosur balonin, i cili mbahet rreth 6 muaj deri në një vit, ashtu edhe për ta hequr.

Gjithnjë duke ndjekur në mënyrë rigoroze këshillat dhe rekomandimet e mjekut specialist.

EMISIONET