Helmim apo virozë? Ja si të dalloni shqetësimet e stomakut

Helmim apo virozë? Ja si të dalloni shqetësimet e stomakut

Virozat e stomakut merren në momentin kur njeriu prek një ushqim a diçka tjetër të infektuar me një virus.

Për të kuptuar se nga se vuani, nga helmimi apo virozat, atëherë duhet të fokusoheni tek kohëzgjatja e simptomave.

Infeksioni i stomakut, zakonisht shfaqet një deri në tre ditë pas ekspozimit dhe zgjat një ose dy ditë.

Në rastin e helmimit, ai shfaqet gjashtë orë pas ngrënies së një ushqimi të ndejtur dhe në varësi të situatës, mund të zgjasin disa orë ose disa ditë.

Por kur duhet të shkoni tek mjeku?

Ekspertët thonë se ju duhet të shkoni tek mjeku nëse:

1. Keni të vjella që kanë zgjatur për gjatë gjithë ditën.

2. Keni gjakderdhje në jashtëqitje,

3. Keni dhimbje të forta barku,

4. Diarreja zgjat mbi 3 ditë,

5. Jeni të dehidratuar,

6. Keni temperaturë të lartë,

7. Keni mjegullim të shikimit dhe dobësim të muskujve.

EMISIONET