Gruaja shqiptare s’ka informacion për kancerin e qafës së mitrës, flet gjinekologu Balili

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, RTV Ora ishte gjinekologu i njohur Shkëlqim Balili i cili foli për vaksinën kundër kancerit të mitrës.

“Ka disa sëmundje seksualisht të transmetueshme që lidhen me marrëdhëniet seksuale dhe shkaktojnë virus si dhe kancer të qafës së mitrës. Për kancerin e qafës së mitrës bëhen dy vaksina dhe ideja e vaksinimit është një lajm fantastik dhe i  gëzueshëm.”

I pyetur nga moderatorja Arjola Shehu se kur është mosha ideale për të kryer vaksinimin, gjinekologu ka thënë se vaksina duhet të bëhët që në moshë të hershme.

“Vaksina bëhet për të krijuar antitrupa përpara se vajzat të krijojnë marrëdhënie seksuale. Vajzat dhe gratë në Shqipëri akoma nuk kanë informacione për sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe as për kancerin e mitrës. Duhet të ketë më shumë informacion pasi mosha që duhet të behen kontrrolle dhe analiza si edhe vaksina është mosha 9-26 vjeç. Vaksina është efektive dhe ka jetëgjatësi. Gratë duhet të bëjnë patjetër një herë në vit pap test dhe nuk është i dhimbshëm."

EMISIONET