Gjithmonë në krah të qytetarëve, klinika lëvizëse e SIGAL UNIQA vizita dhe ekzaminime falas në Orikum
Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” është stacionuar këtë fundjavë në qytetin e Orikumit.
Vizita e klinikës u mirëprit nga banorët, të cilët shfrytëzuan këtë mundësi të vecantë ofruar nga kompania numër 1 e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria për vizita dhe konsulta.
"Dola shumë e kënaqur dhe shumë faleminderit."
Mjeku, Agron Panariti, thotë se se qëllimi i Klinikës Lëvizëse SIGAL UNIQA është informimi mjekësor i qytetarëve dhe në rastet kur hasen problematika orientohen tek mjeku specialist.
Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, Avni Ponari, e mbështet këtë nismë në kuadër të përgjegjesisë sociale që ka kompania që ka themeluar e drejton prej 23 vitesh.
"Ka një mision të rëndësishëm, vizitat dhe kontrollet janë falas. Mesazhi është fare i thjeshtë: Më mirë një kontroll gjatë vitit sesa ta kurosh një sëmundje kur vjen. Çdo njeri duhet të jetë i kujdesshëm për veten e tij."
Klinika lëvizëse "SIGAL UNIQA”, e vetme dhe unike në rajon, prej vitit 2015 ka bërë mbi 4500 km nëpër Shqipëri, pasi shëndeti i mbi 1 milion klientëve të SIGAL UNIQA Group Austri ka rëndësi të madhe për kompaninë.
Për këtë arsye në paketat e sigurimeve që ofron ajo një pjesë të rëndësishme zënë ato shëndetësore duke sjellë edhe ide inovative për tregun siç janë Kartat “Teleshëndet“, “Jetë Plus“, Standard, Silver dhe Gold.
“SIGAL UNIQA Vital Truck”
-Ekzaminim i gjendjes së përgjithshme
-Peshë-gjatësi-tension
-Matje e sheqerit në gjak
-Vizitë e syve dhe veshit
-Elektrokardiograma e zemrës
-Echo abdominale
-Echo e indeve të buta
-Matje e kapacitetit vital të mushkërive
-Matje e oksigjenit në gjak, etj