Fluks vizitash në Poliklinika, mjekët: Shqetësuese kombinimi i virozave dhe gripit, duhet mjekim

Në vetëm një ditë numri i vizitave për mjekun pediatër Bektash Mandri, shkon në afro 40.

Bektash Mandri: Simptomat kanë qen nga më të ndryshmet, kanë qen,  kollë, temperaturë,sekrecione nga hundët, lotim të syve.  Ndërlikimet më të shpeshta që na japin infeksionin e bajameve, por që është një infeksion, në shumicën e rasteve është rezistent ndaj mjekimit.

Përveç virozave të stinës të shpeshta sipas mjekëve janë edhe rastet e gripit, tek të vegjlit.

Bektash Mandri: Ka plot raste që janë të prekur nga gripi i stinës. Gripi fillon me simptoma të lehta, në ditën e 3-4 situata rëndohet, dhe nga dita e 7 pothuajse gjendja e organizmit fillon rikuperimin e plotë.

Në shumë fëmijë ndodh të ketë një kombinim apo mbivendosje të virozës dhe gripit.

Këto janë rastet më shqetësuese pasi manifestohen me temperaturë të lartë, që mund të shkojë deri në 40 gradë dhe mjekimi është i pashmangshëm.

Bektash Mandri: Kemi plot raste të kësaj natyre, që shikojmë në analizat klinike, në analizat e gjakut që bëjmë, shikojmë që kemi pranin e infeksionit viral dhe bakterial, klinika zgjatet dhe rëndohet me temperaturë më të lartë, skuqja e grykëve kthehet në inflamacion të grykëve,  mund të kemi raste që fillon kolla.

Mjeku Mandri, thotë se më të prekur janë fëmijët që frekuentojnë çerdhet e kopshtet.

Bektash Mandri: Mos i çojnë fëmijët të sëmurë në çerdhe dhe në kopshte, sepse duke i dërguar të sëmurë atje do të sëmurin të tjerët dhe sëmundja vazhdon zinxhir dhe nuk ndërpritet asnjëherë.

Për t`i mbrojtur nga virozat dhe gripi gjatë stinës së ftohtë, këshillohet kryerja e vaksinës.

Bektash Mandri: Mjafton që fëmija të jetë klinikisht i shëndoshë dhe ai mund të bëjë vaksinën, nga 6 muaj e lartë, mund të vaksinohen të gjithë, 6 muaj bën gjysmën e dozës dhe 3 vjeç e lartë bëjnë gjithë dozën e plotë.

Mjekët apelojnë prindërit që të mos  t`i mbajnë fëmijët në shtëpi, nëse shfaqin temperaturë të lartë si dhe të tregojnë kujdes me ushqyerjen, gjatë kohës që ata janë të sëmurë.

EMISIONET