Fëmijët me viroza mbushin spitalin në Lezhë

Ulja e temperaturave dhe grumbullimet në shkolla kanë shtuar numrin e fëmijëve që kërkojnë ndihmë tek mjekët specialist në Lezhë.

Bluzat e Bardha thanë se gjendja është normale për kohën, por apeluan prindërit që të mos u japin fëmijëve të tyre antibiotikë pa recetë mjeku, dhe këshilluan se nëse fëmiëjt kanë shenja të virozave të mos i dërgojnë ato në institucionet arsimore.

Stina e vjeshtës dhe nisja e vitit të ri shkollor ka rritur rastet e fëmijeve të prekur nga virozat dhe infeksionet e tjera vrale në Lezhë.

40 deri në 50 fëmije paraqiten çdo ditë në urgjencen pediatrike të spitalit, duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Mjeku pediater Mark Marku thotë se deri tani situata është përballuar me sukses, por piku i semundshmerisë ende nuk nuk është arritur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Aktualisht, në këtë periudhë kemi një rritje të lehtë të sëmundshmërisë së fëmijëve, ku çdo ditë në rapartin e urgjencës pediatrike paraqiten rreth 40-50 fëmijë që marrin ndihmë dhe shkojnë në shtëpi. Shtrimet në spital kanë arritur në 20-25 fëmijë që kanë patur një ecuri të mirë.

Ka një shtim të sëmundshmërisë, por ende nuk kanë arritur pikun që pritet më pas," tha mjeku pediatër Mark Marku.

Bluzat e bardha apelojnë për kujdes maksimal në këte periudhe dhe japin këshillat e tyre për fëmijet dhe prindërit.

"Fëmijët që janë të sëmurë nuk duhet të shkojnë në kopështe, çerdhe e shkolla. Përdorimi i antibiotikëve pa kriter nga familjarët dhe farmacistet, nuk ka asnjë të mirë, por vetëm dëme.

Nuk duhet të vishen as shumë trashë," tha mjeku.

Urgjenca pediatrike e Lezhës ka një numër të kufizuar shtetërish dhe shpesh herë krijohet kaos dhe vështiresi për të marrë shërbimin shëndetësor.

EMISIONET