Edhe të rinjtë me tuberkuloz, mjekët: Vitin e shkuar u diagnostikuan me këtë sëmundje 290 persona
Mjekët ngrejnë shqetësimin se të rinjtë po preken nga tuberkulozi.
Vitin e shkuar u diagnostikuan me këtë semundje 290 persona e mes tyre dominonin moshat e reja.
Shkak kryesor rendisin stilin e jetesës.
"Në rastet që janë grupmosha e re kanë një trend për incidencë më të lartë. Kjo vjen si shkak i jetesës së tyre, pjesës socio-ekonomike dhe trajtimit e qëndrimit në grupe të mëdha," tha mjekja.
Tuberkulozi prek më shpesh mushkrit dhe përhapet nga një person te tjetri përmes ajrit. Kollë, dhimbje kraharori, dobësi, humbje në peshë, temperaturë e djersitje janë disa prej simptomave.
"Nëse do thonim faktorët predispozues nuk do të thonim faktorin genetik, sepse tuberkulozi nuk është sëmundje genetikish e transmetueshme por një sëmundje që transmeytohet oërmes ajrit. Por qëdnrimi në ambjente të mbyllura në ambejnte me pacientë që janë me tuberkuloz bëjnë transmetimin e kësaj sëmundjeje," tha ajo.
Tuberkulozi është një sëmundje e parandalueshme dhe e kurueshme ndaj mjekja pneumologe Irma Tashi bën thirrje që simptomat të mos neglizhohen.
"Që në fillim të këtyre shenjave dhe simpomave të para duhet ti drejtojhen mjekut të familjes," tha ajo.
Aktualisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim të specializuar 4 pacientë me tuberkuloz, prej të cilëve 2 të rinj.
24 Marsi shënon Diëna Botërore të Tuberkulozit dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike të kësaj sëmundjeje.