Edhe një humbje jete nga Covid, në 24 orët e fundit 642 qytetarë pozitiv

Edhe një humbje jete nga Covid, në 24 orët e fundit 642

Një tjetër humbje jete nga Covid 19. Viktima është një qytetare nga Korça 67 vjeçe. Në 24 orët e fundit janë kryer 1708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 642 qytetarë, në këto bashki:

197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnje, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë.

Janë 2,498 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë.

Janë shëruar 5172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,020 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            642

Të shëruar në 24 orë        5172

Të shtruar në spitale           28

Humbje jete në 24 orë          1

Testime ditore                 1708

Testime totale        1,937,633

Raste pozitive          320,086

Raste të shëruara    314,020

Raste Aktive               2,498

Humbje jete               3,568

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   698

Fier                         482

Durrës                   368

Gjirokastër            262

Vlorë                     244

Berat                       91

Dibër                       90

Elbasan                   89

Korçë                      60

Lezhë                     53

Shkodër                36

Kukës                    25

 

EMISIONET