E thonë ekspertët: Vaji i ullirit mbron zemrën tuaj, ja cila është koha më e mirë për ta konsumuar
Nga një studim i bërë kohët e fundit, ka rezultuar se vaji i ullirit përmban një proteinë që është në gjendje të na mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Por cila është kjo proteinë miqësore me zemrën?
Apolipoproteina A-IV është një proteinë plazmatike, nivelet e së cilës në gjak rriten pas tretjes, veçanërisht të ushqimeve të pasura me yndyrna të pangopura, si vaji i ullirit.
Studiuesit shpjegojnë se kjo proteinë redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit pikërisht sepse është në gjendje të pengojë grumbullimin e trombociteve.
Trombocidet janë qeliza të vogla të gjakut, që duke u bashkuar me njëra-tjetrën bllokojnë rrjedhën e gjakut duke formuar kore, të cilat pengojnë rrjedhën e rregullt të gjakut dhe mund të e çojnë në trombozë.
Kur është koha më e përshtatshme për të konsumuar vajin e ullirit?
Studiuesit thonë se proteina që gjendet pikërisht në vajin e ullirit, është më aktive gjatë natës dhe më pak gjatë ditës, ndaj këshillohet të konsumohet gjatë mbrëmjes për më tepër përfitime.