Abuzime me alkoolin dhe drogën/ Rritet numri i pacientëve në QSUT, ulet mosha e përdoruesve të lëndëve narkotike

Në repartin e toksikologjisë në QSUT këtë verë ka fluks të shtuar pacientësh.

Ndër rastet që paraqiten më shqetësuese janë ato të abuzimit me lëndët narkotike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mjekja Amarda Gashi thotë se është ulur mosha e përdoruesve.

"Me substancat kryesore që paraqiten janë heroina, stimulantët si kokaina apo metamfetamina, kanabis, marijuana," tha ajo.

Përdorimi i drograve rrezikon varësi ndaj Gashi ka një thirrje veçanërisht për të rinjtë.

"Çdolloj abuzimi me substancat narkotike nuk është eksperimental sepse të tillë persona mund të ngelen të varur, dhe varësia kthehet në një sëmundje kronike. Krahas shqetësimeve shëndetësore ka dhe probleme të tjera ekonomike, sociale," tha ajo.

Të shumta në numër mbeten edhe helmimet nga ushqimet apo pijet alkolike.

"Toksikacionet nga alkooli janë dhe ato të rrezikshme. Ato që paraqiten më shpesh janë përgjithësisht të rritur, 19-35 vjeç, por ka raste dhe nën 18 vjeç. Ka dhe përdoruesit kronik që kanë intoksikacione të përhershme që shfaqen në kuadër të një patologjie kronike," tha mjekja.

Gjatë stinës së nxehtë problem përbëjnë edhe ato që mjekët i quajnë helmime biologjike, pickimet nga merimangat apo gjarpërinjtë.

"Helmimet nga kafshimi i gjarprit, nepërka sidomos që gjendet shumë në Ballkan. Nga merimanga e zezë apo "Vejusha e Zezë" që në një pjesë të rasteve është vdekjeprurëse. Ka pickime nga merimanga të tjera, akrepi, nga ndonjë peshk helmues," tha ajo.

Në repartin e toksikologjisë për çdo ditë paraqiten për të marrë shërbim të paktën 15 persona.

EMISIONET