“Ditë e natë” edhe tek “Myslym Shyri”

Rrjetit të farmacive “Ditë e Natë” iu shtua një tjetër stacion në Tiranë. Në rrugën "Myslym Shyri", qytetarët tashmë do të kenë mundësi të gjejnë kurdo, në çdo kohë produkte farmaceutike me çmime tejet të arsyeshme dhe ekonomike.

Rrjetit të farmacive “Ditë e Natë”, që ka si qëllim ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, në çdo kohë e vend, për gjithçka njerëzit kanë nevojë, iu shtua të mërkurën një tjetër stacion, në rrugën “Myslim Shyri”, duke e çuar kështu në 30 numrin e farmacive “Ditë e Natë” në Tiranë.

Me hapjen e “Ditë e Natë”, tek “Myslym Shyri”, si më e madhja ndër të tjerat, po nis dhe formatimi i një strategjie të re: “Të jesh i shëndetshëm nuk kushton!”

Çka do të thotë se në të gjitha farmacitë, në ditë të ndryshme do të ketë oferta të shumta me çmime ekonomike që do t’u mundësojnë familjarëve kursime të konsiderueshme.

Kudo që të ndodheni, do ta gjeni patjetër një derë të hapur farmacie, “Ditë e Natë”, ku ofrohen gjatë ditës por edhe orëve të natës, medikamente e shërbime emergjente farmaceutike, prej një stafi farmacistësh, që u përgjigjet me profesionalizëm çdo pyetjeje dhe kërkese.

Misioni është i qartë: “Ditë e Natë” të jetë vendi ku çdokush të mund të gjejë partnerin e sigurt të shëndetit të mirë, kujdesin personal, produktet cilësore e me origjinë të garantuar, të gjejë zgjidhje për gjithçka.

Tirana është pa diskutim zona kryesore, por rrjeti i këtyre farmacive është shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Nuk ka rëndësi se ku jeni, ku jetoni a udhëtoni, në veri a jug, në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë a Fier…

Kudo që të ndodheni, do ta gjeni patjetër një derë të hapur farmacie, “Ditë e Natë”.

EMISIONET