Diabeti kërcënon dhe fëmijët, mjekët apelojnë për dietë të kujdesshme

Fëmijët shqiptarë kanë probleme me diabetin, por numri i tyre nuk raportohet në shifra të larta. Kjo edhe për faktin se një pjesë e tyre nuk i nënshtrohen vizitave mjekësore. Mjekët thonë se kjo sëmundje mund të shfaqet edhe për shkak të mënyrës së jetesës, e kryesisht nga kequshqyerja

Fëmijët shqiptarë nuk janë imunë nga diabeti, dhe kequshqyrja është faktori kryesor.

Mjekët thonë se nuk ka shumë raste të identifikuara në Shqipëri, por kjo vjen edhe nga mungesa e kontrolleve.

Pediatrja Anila Sevdari, thotë se prindërit të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, janë më shumë të prirur të kontrollojnë fëmijët e tyre, për shkak se diabeti është i trashëgueshëm.

“Është mirë që ne, në ditët e sotme, me gjithë këtë tundim që kanë fëmijët, me gjithë këtë joshje nga ushqime të pashëndetshme, të kemi një numër të ulët të diagnostikuar me diabet. Mund të jenë fëmijë që kanë probleme, por që janë të padiagnostikuara akoma.

KETU LAJMET MINUET PAS MINUTE

Janë pikërisht ato ushqime, që janë shumë të shijshme për fëmijët, që kanë një tundim të madh për tu konsumuar,siç janë patatinat, ëmbelsirat, fasfudet, që kanë karbohidrate dhe yndyrna pafund. Por që nuk konsumohen dhe nuk përballohen dot nga ritmet e metabolizmit, të prodhimit të isulinës që ka vetë organizmi dhe këto depozitohen deri në një farë pike, dhe që shfaqin më pas probleme” tha mjekjaAnila Sevdari.

Ndër shenjat të cilat prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë, janë djersitja dhe konsumimi i tepërt i uji.

“Që fëmija shfaq shenjat e një fëmije diabetik, që mund të jetë polidiepsi, poliuri, pijnë shumë ujë, hanë shumë, por nuk shëndoshen, që janë totalisht të lodhur, djersinë herë pas here dhe këto janë shenja që fillon prindi dhe bëhet merak,” tha ajo.

Kontrolli periodik ndaj fëmijëve është zgjidhje për diagnostifikimin në kohë të problemeve shëndetësore si dhe për kurimin e tyre.

EMISIONET