Covid-19 në vend: 831 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 795 të shëruar në 24 orët e fundit

Covid-19 në vend: 831 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe

Në 24 orët e fundit janë kryer 1975 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 831 qytetarë, në këto bashki:

313 në Tiranë, 40 në Durrës, nga 33 qytetarë në Vlorë, Berat, 28 në Lushnje, nga 27 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 22 qytetarë në Kavajë, Korçë, 19 në Devoll, 16 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kuçovë, Elbasan, 14 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, Prrenjas, nga 11 qytetarë në Bulqizë, Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Divjakë, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, 8 në Krujë, nga 7 qytetarë në Patos, Himarë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Dibër, nga 5 qytetarë në Delvinë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Poliçan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Mat, Klos, Belsh, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Roskovec, Finiq.

Janë 7,671 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 72 vjeç, një qytetar nga Shkodra 80 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 795 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 305,745 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 831

Të shëruar në 24 orë 795

Të shtruar në spitale 26

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1975

Testime totale 1,929,635

Raste pozitive 316,976

Raste të shëruara 305,745

Raste Aktive 7,671

Humbje jete 3,560

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,774

Fier 769

Durrës 676

Vlorë 519

Elbasan 394

Korçë 321

Gjirokastër 312

Shkodër 239

Lezhë 235

Berat 231

Dibër 151

Kukës 50

EMISIONET