Celularët po verbojnë fëmijët

Një nismë e ndërmarre nga Ministria e Shëndetësisë për kontrollin e shikimit te nxënësit e shkollave 9-vjeçare ka nxjerrë në pah se 1 në 7 fëmijë ka probleme me sytë. Mjekët thonë se shkaku kryesor është përdorimi me kohë të gjatë i celulareve dhe kompjuterëve.

Koha e gjatë e përdorimit të tyre po shkakton dëme të mëdha në shikimin e të vegjëlve.
Nora Burda, mjeke okuliste thotë se për shkak të probleme që shfaqin është e detyruar të rekomandojë marrjen e syzeve për gjysmën e fëmijëve që viziton.

Nora Burda: Kemi parë që problematikat janë goxha të shprehura. Nevojat që kanë fëmijët për të mbartur syze janë shumë të shprehura. 50% e pacientëve që vizitohen ose 60% e pacientëve fëmijë janë me syze. 

Miopia është problemi më i shpeshtë që ndeshet te fëmijët por të shumta janë edhe anomalitë e lindura.

Nora Burda: Propia, hypermetropia, astigmatizmi (kur shikon turbullt) ky është i trashëguar gjenetikisht. Prindërit duhet ta kenë, dhe fëmija ka stigmatizëm të lindur.

Mjekët tërheqin vëmendjen e prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të qëndrojnë gjatë në telefona. Deri në moshën 3 vjeç ata nuk duhet të kenë kontakt me ekranet e pajisjeve teknologjke.

Nora Burda: Sipas Akademisë Amerikane të Toptometrisë fëmijët 0-3 vjeç nuk lejohen fare të rrinë në kompjuter. Fëmijët e moshës 3-6 vjeç deri diku tek 20 minuta tërë ditën dhe fëmijët e moshës 6 e më tepër 1 orë, 1 orë e gjys në varësi të impenjimit që kanë për të ndenjur në kompjuter.  

Nga kontrollet që u janë bërë nxënësve nëpër shkollat 9-vjeçare rezulton se një në shtatë fëmijë ka probleme me sytë.

Celularët po verbojnë fëmijët

EMISIONET