Britani, fushatë për parandalimin e kancerit. Shërbime skaneri kudo për qytetarët

Britani, fushatë për parandalimin e kancerit. Shërbime skaneri

Një projekt pilot ka nisur nga Shërbimi Kombëtar Mjekësor britanik për të diagnostikuar që në hapat e para sëmundjet kanceroze te njeriu.

Sipas eskpertëve, kjo do të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë dhe mundjen e sëmundjes së kancerit nga pacientët që e diagnostikojnë atë në hapat e para.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas ekspertëve të fushës, farmacistët do të marrin disa prej detyrave të mjekut të përgjithshëm, dhe kur e shohin të arsyeshme ata do të mund të shkruajnë një recetë që pacienti t’i drejtohet spitalit për ekzaminime të hollësishme.

Mediet britanike shkruajnë se njerëzit me simptoma që përfshin kollë që zgjat për tre javë ose më shumë, vështirësi në gëlltitje ose gjak në urinë do të jenë në gjendje të vizitojnë një farmacist dhe të referohen drejtpërdrejt për skanime dhe kontrolle pa pasur nevojë të vizitojnë një mjek të përgjithshëm .

Qindra farmacistë  do të marrin pjesë në këtë projekt pilot dhe ftohen edhe farmacistë të tjerë që të aplikojnë për t'u përfshirë. Shërbimi Britanik i Shëndetit njoftoi gjithashtu planet për të sjellë teste të shpejta në farmaci që pacientët të parashikojnë më herët rrezikun nga kanceri i mëlçisë. Pajisjet bëjnë skanim në vend për ata që janë në rrezik kanceri.

Gjithashtu, një check up i përgjithshëm do të ofrohet nëpër vende të ndryshme, edhe nëpër parkingje të mëdha të supermarketeve, nëpër stadium, pë rata qytetarë që kërkojnë të shohin rreziqet e kancerit të mushkërive.

EMISIONET