"Astrazeneca" më rrezik se Covid-19" e thotë Instituti Norvegjez i Shëndetit

"Astrazeneca" më rrezik se Covid-19" e thotë Instituti

Instituti norvegjez i Shëndetit vlerëson se vaksina ka vdekshmëri të lartë

Norvegjia ka vendosur t'u shpërndajë dhjetëra mijëra doza "AstraZeneca" shteteve fqinje nordike, pasi vetë ka dyshime mbi efektet anësore të vaksinës.

Instituti norvegjez i Shëndetit Publik analizoi rastet e vaksinës angleze me komplikacione të rënda si mpiksja e gjakut apo hemorragji, dhe vlerësoi se qytetarët rrezikojnë më shumë të vdesin prej vaksinës sesa prej koronavirusit.

Norvegjia ka raportuar 5 raste serioze të personave të vaksinuar me "AstraZeneca"-n, të gjithë të moshave 32 deri 54 vjeç.

Tre prej tyre kanë vdekur dhe Instituti llogarit që vdekshmëria prej vaksinës shkon deri në 2 persona për çdo 100 mijë të vaksinuar.

"Ne besojmë se imunizimi me këtë lloj vaksine do të ishte joetik dhe do i ekspozonte personat përpara një rreziku të lartë të cilin ata nuk e kuptojnë. Kjo do të ulte edhe besueshmërinë dhe normën e vaksinimeve afatgjatë, që do i shtynte pacientët në grupet e rrezikuara t'i thoshin jo gjithë vaksinave të tjera," theksoi drejtuesja e Institutit norvegjez të Shëndetit.

Norvegjia pritet më 10 maj të marrë një vendim final për përdorimin apo jo të vaksinës "AstraZeneca".

Nga dozat e mbetura pa përdorur, Suedia do të marrë 200 mijë dhe 16 mijë doza do i shkojnë Islandës.

Sipas autoriteteve suedeze dobitë e vaksinës janë më të larta sesa efektet e saj anësore, veçanërisht te personat mbi 65 vjeç.

EMISIONET