Arsyet befasuese pse buzët tuaja janë gjithmonë të çara
Muajt e dimrit mund të bëjnë 'kërdi' në buzët tuaja, duke i lënë ato me dhimbje, të kuqe dhe në disa raste me kore.
Të paturit e buzëve të çara mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e shëmtuar.
Zakonisht, buzët e thata janë tregues i dehidrimit ose ekspozimit ndaj motit si era dhe dielli dhe lagështia e ulët.
Megjithatë, ndryshimi i stinëve nuk mund të fajësohet gjithmonë për buzët e plasaritura.
Lisa Borg, specialiste e lëkurës dhe nutricioniste në Pulse Light Clinc thotë se buzët e thata mund të jenë gjithashtu një shenjë e problemeve themelore shëndetësore.
1. Reagimi ndaj medikamenteve
Lëkura juaj mund të thahet kur është alergjike ndaj disa ilaçeve.
2. Sëmundjet autoimune
Ka edhe shkaqe më serioze të buzëve të thata dhe të plasaritura, paralajmëron Lisa.
"Disa sëmundje të mëdha autoimune, duke përfshirë sindromën Sjögren, mund të shkaktojnë tharje të buzëve," thotë ajo.
3.Gjendje prekanceroze
Një tjetër shkak më serioz, mund të jetë një gjendje prekanceroze që shkaktohet nga ekspozimi afatgjatë në diell.