Ankthi tek fëmijët, psikologia Demiri: Shkak teknologjia, duhet kujdes me materialet që shohin fëmijët

Psikologia Entela Demiri në emisionin “Jeto me Orën” foli rreth ankthit.

Psikologia tha se ankthi prek dhe fëmijët dhe si arsye të fillesës së ankthit veçoi teknologjinë

Entela Demiri: Disa fëmijë shfaqin ankth me sjellje të vrullshme, të tjerë me heshtje totale. Arsyet e ankthit tek fëmijët fillojnë që nga teknologjia. Nuk duhen lejuar fëmijët të shohin materiale që nuk i përkasin moshës së tyre. Fëmijët duhen mësuar me prezencën e psikologut që në kopsht.

“Përpos teknologjisë kanë dhe frikëra që vijnë jashtë vetiu. Fëmija mund të thotë është dikush poshtë krevatit.  Frika për një mostër natën e fëmijëve është normale. Duhet ti zbulojmë të gjitha frikuat dhe gjërat do të shkojnë mirë.”, tha ajo.

Demiri këshilloi të gjithë personat që vuajnë nga ankthi që të drejtohen tek psikologu, si e vetmja mënyrë që i jep zgjidhje problemit të tyre, edhe ata që mund të kenë nisur mjekime pa recetë mjekësore

EMISIONET