A mund të dobësohemi me smuthi? Ja çfarë thotë ekspertja

A mund të dobësohemi me smuthi? Ja çfarë thotë

Stina e verës shoqërohet shpesh me dieta drastike për humbjen e peshës dhe arritjen e peshës "ideale" për shumë vajza, por dhe djem edhe pse më të paktë në numër.

Të tilla dieta shpesh dhe nga keqinformimi dhe mungesa e informacionit, mund të kthehen në një "vetësulm" ndaj trupit tonë, duke e dëmtuar atë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për të gjithë ata që duan të humbin peshë vetëm me smuthi, një metodë që përdoret shumë gjatë verës, dietologia Lida Ferollari.

"Të tilla dieta janë një absurditet që dëmtojnë trupin. Nuk arrijmë rezultatet kjo pasi bie masa muskulore dhe jo dhjami. Gjithashtu ti kthehesh në të njëjtën peshë pasi mbaron 10 ditëshin. Ne nuk duam të biem dhe të heqim në mënyrë të shpejtë kilet, por një rënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme," thotë ajo.

Dietologia rekomandon që gjatë verës që konsiderohet si periudha e pushimeve, të jemi të kujdesshëm tek masa. Pra mund të pimë alkool, por jo ta teprojmë dhe të konsumojmë sa më shumë ujë, deri në 2 litra ujë në ditë.

Uji mund të merret gjithashtu dhe me frutat e stinës: shalqiri, bostani, pjepri, pjeshka, kajsia, rrushi dhe sigurisht me zarzavate.

EMISIONET