A lejohen ndërhyrjet estetike në verë?

Doktoresh Anisa Begaj gjatë një interviste për RTV ORA në “Ditë e Re” foli rreth ndërhyrjeve estetike.

Begaj tha se ka një numër trajtimesh të cilat nuk rekomandohen në periudhën e verës siç janë ato produkte që aplikohen në sipërfaqe të lëkurës që japin një rrjepje të pjesës sipërfaqësore në mënyrë që lëkura që del të jetë më  e shëndetshme.

Anisa Begaj: Në fakt pjesa më e madhe e trajtimeve rigjeneruese dhe rimodeluese që përmirësojnë strukturën e fytyrës janë procedura që mund të bëhen në stinën e verës . Janë procedura që kanë një kohë të vogël rikuperimi. Ka një minorancë të trajtimeve që nuk rekomandohen në periudhën e verës. Siç janë disa produkte që aplikohen në sipërfaqe të lëkurës që japin një rrjepje të pjesës sipërfaqësore në mënyrë që lëkura që del të jetë më  e shëndetshme. Në stinën e verës lëkura e re është më sensibël dhe ka tendenc të jap problematika si njollat. Djelli ka dhe efekte anësore. Dhe aplikimi i lazerave në zonën e fytyrs nuk rekomandohet.

EMISIONET