A ka ndryshuar virusi i lisë së majmunit?

A ka ndryshuar virusi i lisë së majmunit?

Më shumë se 80 raste të lisë së majmunit janë konfirmuar tani jashtë Afrikës në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.

Skocia ka konfirmuar rastin e saj të parë. Deri të premten kishte 20 raste në Angli, por së shpejti pritet një përditësim i numrave

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thotë se deri më tani pasojat "nuk duken shumë serioze, por është e rëndësishme që ne ta vëzhgojmë atë".

A ka ndryshuar virusi i lisë së majmunit?

Kreu i sekretariatit të lisë së OBSH-së Rosamund Lewis është shprehur se akoma nuk dihet në të vërtetë nëse virusi i lisë së majmunit ka ndryshuar.

"Është një virus shumë i qëndrueshëm," thotë Lewis , duke shpjeguar se lija është një virus i ADN-së dhe shkalla e mutacionit është shumë më e ulët se sa për viruset ARN, të cilat përfshijnë koronavirusin.

Ne nuk kemi ende prova se ka një mutacion në vetë virusin, thotë ajo, por ekspertët kanë filluar të mbledhin informacione për këtë.

Virologët së shpejti do të fillojnë të diskutojnë nëse virusi ka ndryshuar bazuar në sekuencën e gjenomit të disa prej rasteve që po zbulohen, thotë Lewis.

EMISIONET