A ka efekte anësore nga mjekësia alternative?
“Mjeksia alternative është një botë e mrekullueshme në të cilën ne japim zgjidhje në problemet dhe në shkakun e çdo problemi.”
Kështu u shpreh Adelajda Gjonaj, mjeke alternative integrative në një intervistë në emsionin “Jeto me Orën” në RTV ORA.
Sipas saj pandemia ka ndikuar dhe njerëzit po ndërgjegjësohen. Gjonaj shprehet se te mjeksia alternative ne gjejmë burimin e të gjitha alternativave.
Pavarësisht anëve pozitive që ka mjekësia alternative mjekja thotë se çdo gjë duhet të merret në dozat e duhura.
Sipas mjekes a ka efekte anësore nga mjekësia alternative?
Adelajda Gjonaj: Unë e them shpesh, çdo gjë e mbidozuar bën dëm. Dhe në mjekësinë alternative çdo gjë merret në bazë të problemit duhet të rekomandohet doza e duhur. Çdo pacient përpara se të përdorë një produkt bimor duhet të konsultohet. Asgjë të mos merret në bazë të një shkrimi në internet apo nëj të pari në you tube, apo miqësia. Të marrim një vaj a produkt bimor me vëmendje, nëse nuk na duhet nuk kemi pse e marrim.
“80 për qind e çdo patologjie quhet ushqim dhe 20 për qind mbetet për tu mjekuar. Ajo që insisojmë është ushqimi, pastaj fillojmë me vajëra dhe suplemente ushqimore e sëmundja fillon dhe ulet, bie”, tha ajo.