A është fiku "fruti i ndaluar" për diabetikët?

A është fiku "fruti i ndaluar" për diabetikët?

Për shumë persona fiku njihet shpesh si armiku numër një i diabetikëve. Shpesh dhe nga keqinformimi të shumtë janë ata që e shohin fikun si fruti i ndaluar i diabetikëve për shkak të nivelit të lartë të sheqerit që përmban.

Por sipas dietologes Lida Ferollari, konsumi në sasi të moderuar i këtij fruti nuk përbën rrezik as për diabetikët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edhe diabetikët mund të hajnë fiq. Masa është shumë  e rëndësishme për to. Fiku është i pasur me fibra tek kokrrat që përmban dhe kjo ndihmon shumë për jashtëqitjen.

Sigurisht ka dhe sheqerna, por duke pasur fibrat, ai shkarkohet dhe nuk arrin të përthithet plotësisht nga organizmi. Kështu fiku nuk duhet kategorizuar aspakt tek frutat " e dëmshme" për organizmin.

Asnjë frut dhe perim nuk është i dëmshëm nëse nuk teprohet në sasinë e tij," thotë ajo.

EMISIONET