A është e vërtetë që dhimbja e kockave lidhet me prishjen e kohës? Ja çfarë thotë reumatologia

A është e vërtetë që dhimbja e kockave lidhet me

Në besimin tonë popullor, shpesh kemi dëgjuar gjyshërit apo nënat tona të na thonë se do të prishet koha pasi u dhembin kyçet apo kockat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mirëpo sa e vërtetë është një gjë e tillë? Reumatologia Alma Kodheli, e ftuar në "Ditë e Re", në RTV Ora, na tregon se sa e vërtetë është një gjë e tillë.

Arjon Muca: Gjyshi im fillonte të fliste për reumatizmat, kur fillonte të prishej koha. A është e vërtetë një gjë e tillë apo nuk ka lidhje fakti që prishet koha dhe të dhembin gjunjët?

Alma Kodheli: Ka njëfarë lidhje pasi kur prishet koha, rritet presioni atmosferik dhe rritet gjithashtu dhe presioni në artikulacione dhe kyçe. Por kjo nuk është shkaku i sëmundjeve reumatizmale.

Ajo shprehet se rritja e presionit atmosferik e rëndon gjendjen e të sëmurëve që janë me probleme reumatizmale.

Sëmundja e reumatizmës ka shkaktarë nga më të ndryshëm, sipas ekspertes që nga gjenetika, pra dicka e trashëguar nga të afërm që mund ta kenë pasur si sëmundje.

Nga profesioni që kemi që shopesh mund të kthehet në faktor kryesor të shfaqjes së saj. Dhe së treti nga mënyra e jetesës, ushqimi, aktiviteti që kemi në stilin tonë të jeteës.

EMISIONET