70 fëmijë me hemofili, pediatrja: 250 pacientë nga të gjitha grupmoshat, shkak trashëgimia

Hemofilia është një sëmundje nga e cila në vendin tonë vuajnë rreth 250 pacientë,nga të cilët 70 fëmijë. Mjekët apleojmë për kontrolle tspecifike për identifikimin e rasteve, ndërsa thonë se Tirana është qyteti me numrin më të madh të pacientëve.

70 fëmijë në Shqipëri vuajnë nga hemofilia. Çrregullimi i gjalkut  është një sëmundje e pranishme të të gjitha grupmoshat, ndërsa shkaku kryesor është ai i trashëgimisë, por  nuk mungojnë as rastet e tjera të fituara gjjtë jetës.

"Janë rreth 250 pacientë që përfitojnë nga kjo profilaksi. Në momente të caktuara trupi nuk i njeh këto antitrupa dhe e lufton vetëm faktorin. Për këtë arsye quhet hemofili e fituar," tha mjekja.

Mjekja pediatre, në qendrën e hemofilisë, Daniela Nika, apelon prindërit që kanë pasur një histori të ngjashme në familje të bëjnë analiza të specifike për fëmijët.

"Sigurisht grupmosha dominuese është ajo e adultëve jo vetëm për shkak të jetëgjatësisë së tyre. Ne kemi pacientë dhe adoleshentë dhe grupmosha 70 vjeçare. Ato familje që e kanë prezentë hemofilinë në fisin e tyre janë ndërgjegjësuar dhe vijnë e bëjnë këshillimin e tyre gjenetik," tha ajo.

Pacientët  me këtë sëmundje kanë nevojë për elementin 8 dhe 9 në gjak.  Rastet e aksidenteve mund të jenë fatale për ta për shak të kësaj sëmundjeje.

"Nëse pacienti hemofilik nuk ka me vete ose faktorin për tu aplikuar sa më shpejt të jetë e mundur, brenda një ore, ose kartelën që dëshmon se është pacient hemofilik," tha ajo.

Hemorragjitë e vazhueshme janë shenja që nuk duhet të shpërfillen.

"Në momentin e aplikimit të vaksinës iu ka ndodhur një hemorragji intromuskulare dhe na janë paraqitur me hematoma dhe hemorragji të rëndësishme," tha ajo.

Tirana është qyteti me numrin më të lart të rasteve.

"Shumica e pacientëve tanë janë nga Tirana. Nga rrethet një numër të konsiderueshëm ka Elbasani," tha ajo.

Në të gjithë botën numri i pacientëve hematologjik është 400 mijë dhe  pjesa më e madhe janë meshkuj. 

Hemophilia është është një çrregullim gjenetik i trashëguar kryesisht që dëmton aftësinë e trupit për të bërë mpiksjen e gjakut, një proces i nevojshëm për të ndaluar gjakderdhjen.

70 fëmijë me hemofili, pediatrja:  250 pacientë nga të

EMISIONET