30-60 minuta aktivitet fizik na mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, mjeku: Po shfaqen dhe tek të rinjtë

30-60 minuta ecje me hap të shpejtë në ditë shmangin mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Mjeku Taulant Gishto në ditën ndërkombëtare të aktiviteti fizik u bën thirrje qytetarëve të largohen nga jeta sedentare.

"Është një element i vazhdueshëm për të djegur 1200 kalori në javë që janë shumë të rëndësishme për uljene  e rrezikut kardiovaskular në mënyrë të ndjeshme. Ai ul dhe nivelin LDL të kolesterolit në gjak, pra është kolesterol i keq," tha ai.

Sëmundjet e zemrës po shfaqen edhe te të rinjtë. Grupmosha më e prekur është ajo mbi 45 vjeç, por mjeku permed edhe raste specifike te më të rinjve, për shkak të konsumimit të duhanit.

"Përpara 4 ditësh pata një ifarkt në moshën 37 vjeçare që më rezultoi me sukses por faktor rrisku kishte duhanpirjen.

Ka qënë dhe nëj vajzë 27 vjeçare nga Tropoja. Faktor rrisku në moshë fillon nga 45 vjeç për meshkujt dhe mbi 55 vjeç për femrat," tha ai.

Përveç shkaqeve genetike, janë edhe disa arsye të tjera të jashtme që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

"Gjithmonë e më shumë moshat po ulen, edhe oër shkak të abuzimit. Ne thamë aktivitetin fizik dhe hjetën sedentare por ka dhe shumë elementë të tjerë, siç është duhanpirja. Një faktor rrisku madhor për sëmundjet kardiovaskulare, diabeti prej jetës sedentare. Sot shohim gjtihashtu nëj numër shumë ëm të madh përdoruesish të drogërave kryesisht nga moshat e reja Këto janë faktor rrisku madhor që ndikojnë në ifarktine  miokardit kryesisht," tha ai.

Me rritjen e temperaturave mjeku kardiolog këshillon të gjithë të sëmurtë me zemër të shmanigin orët e pikut e të ushqehen më perime të freskëta.

EMISIONET