200 mijë vaksina gripi më pak, javën tjetër nis shpërndarja

Vaksinat antigrip do të nisin të shpërndahen javën e ardhme, ISHP njofton se do të jenë rreth 200 mijë, shifër e përgjysmuar krahasuar me vitet e pandemisë. Për grupet e riskut ajo do të jepet falas në të gjitha qendrat shëndetësore.

Rreth 200 mijë vaksina kundër gripit pritet të vijnë në vendin tonë në ditët në vijim. Një numër ky i përgjysmuar krahasuar me një vit më parë kur pandemia ishte në kulmet e saj.

Përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Rovena Daja thotë se çdo vit vihet re një shtim i numrit të qytetarëve të interesuar. 

"Vëmë re që çdo vit numri i kërkesave po rritet jo vetëm nga personeli shëndetësor, por edhe nga persona mbi 50-60 vjeç që i kërkojnë, pavarësisht se disa prej tyre mund të mos kenë sëmundje shoqëruese," tha ajo.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 Vaksinat  do të shpërndahen në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, ku fillimisht do të vaksinohet stafi mjeksor, më pas grupet e riskut.

"Sidomos mosha mbi 60 vjeç, që kanë dhe sëmundje shoqëruese, ndërkohë edhe grave shtatzëna kemi vite që ua rekomandojmë, dhe një pjesë e madhe e tyre e bëjnë. Kjo pasi i mbron gjatë kësaj periudhe. Por mbi të gjitha edhe personeli shëndetësor," tha ajo.

Ndërsa për të gjithë ata që nuk janë pjesë e grupit të riskut mund t’i blejnë vaksinat në farmaci kundrejt çmimit prej 1500 lekësh, në të cilat ka filluar shpërndarja rreth një javë më parë.

EMISIONET