20 mijë përfitues në 1 muaj/ Pensionistët përftojnë fisha diabeti vetëm me kodin e rimbursimit

Në një muaj nga nisja e shpërndarjes së fishavetë diavbetit falads,kanëpërfituar rreth 20 mijë pesnionist në të gjithë vendin. Mjekët e familjes thonë se pacientët me diabet duhet të marrin kodin e rimbursimit përpara se të paraqitne në farmaci.

Në gati një muaj nga nisja e shpërndarjes së fishave të diabetit falas, kanë përfituar rreth 20 mijë persona mbi 65 vjec.

Mjeku i familjes në qendrën shëndetësore 4 në kryeqytet, Kremantin Canaj thotë se eshte nje ndihme e madhe per pacientet.

"Le të themi që në qendrën tonëjanë trajtuar me rimbursimin e fishave të diabetit më shumë se 1000 pensionistë. Ndërsa në rang kombëtar janë rreth 20 mijë pacientë," tha ai.

Pa kodin rimbursues nuk mund të përfitohen fishat, ndaj qytetaret duhet ti drejtohen mjekut të familjes.

"Janë pajisur me kode që ekzekutohen në farmaci e në këtë mënyrë kanë tërhequr fishat e diabetit bashkë me aparatet përkatëse në farmaci," tha ai.

Numri i pacientëve me diabet u shtua për shkak të Covid 19.Te disa u shfaq për herë të parë e te të tjerë u agravua gjendja.

EMISIONET