20 Marsi, Dita Botërore e Shëndetit të Gojës

20 Marsi, Dita Botërore e Shëndetit të Gojës

Dita Botërore e Shëndetit të Gojës, e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI) çdo vit në 20 mars, synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.

Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme, sepse favorizon një shëndet të mirë.

Miliona njerëz në mbarë botën vazhdojnë të vuajnë nga probleme të shëndetit oral dhe barra në rritje e sëmundjeve orale kërkon veprim të shtuar në nivel individual, familjar dhe kombëtar.

Shëndeti i dobët oral shtrihet përtej gojës, duke përfshirë shëndetin dhe mirëqenien e çdo individi. Veprimi i bashkërenduar mund të frenojë prevalencën e sëmundjeve të gojës dhe ta bëjë shëndetin oral një përparësi personale për të gjithë.

Dita Botërore e Shëndetit të Gojës, e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI), organizohet çdo vit në datën 20 mars. Fillimisht, Federata Dentare Botërore në Kongresin Botëror Dentar, mbajtur në vitin 2007 në Dubai, vendosi datën 12 shtator dhe deri në fund të vitit 2012 kjo datë njihej si Dita Botërore e Shëndetit të Gojës. Në vitin 2014, Federata Dentare Botërore vendosi ndryshimin e kësaj date duke përcaktuar datën 20 mars.

Dita Botërore e Shëndetit të Gojës është një fushatë globale për shëndetin oral për të promovuar shëndet të mirë oral për të gjithë dhe për të fuqizuar individët, që të mbajnë një gojë të shëndetshme në të gjitha moshat.

EMISIONET