Seks oral dhe anal për të ruajtur virgjërinë për burrin, gjinekologia tregon rastin e adoleshentes dhe apelon prindërit: Komunikoni si duhet me fëmijët

Duket si përrallë nga e kaluara por në fakt virgjëria është një tabu dhe vazhdon ende në ditët e sotme të mbetet e tillë në Shqipëri.

Janë të shumtë ata që e lidhin virgjërinë e një vajze me moralin, duke filluar nga  prindërit së pari e deri te mashkulli me të cilin zgjedhin të lidhin jetën.

Gjinekologia, Moza Keta, e ftuar në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora tregoi eksperiencën e saj me një adoleshente.

"Më ka ardhur vajza në klinikë që kishte bërë raport seksual, e vogël, 14 vjeçe dhe më tha mamit nuk i tregoj dot se mamaja ime thotë që ti nderin tënd duhet ta humbësh në krevatin e martesës. Një pjesë e mirë e prindërve e kërkojnë, që vetë nuk janë sjellë ashtu. Dhe meshkuj të cilët kanë patur patjetër raporte seksuale me të tjera kërkojnë të marrin një vajzë të ndershme. Është vërtetë një tabu që ka filluar të thyhet por që ekziston".

Për këtë shkak fenomeni i ‘qepjes’ ekziston akoma. E nëse kjo nuk është një opsion për to, rendin pas zgjedhjeve alternative, si rasti i një 16 vjeçareje që mjekja ndau në studion e "Ditë e Re".

"T'ju tregoj një mesazh interesant, më kishte kishte ardhur një foto me gjuhë, një vajzë kishte nxjerrë gjuhën e saj dhe kishte nënvizuar disa puçrra. Më thotë, më kanë dalë disa puçrra në gjuhë, janë HIV apo Sifiliz? I thashë duhet të vish patjetër në klinikë të bëjmë analizat.

Erdhi në klinikë. Unë tha bëj seks oral dhe seks anal, jam e ndershme, e virgjër. Përse e ruan virgjërinë i thashë? Për bashkëshortin tha. Ndodh dhe kjo. Një pjesë e mirë e adoleshentëve e bëjnë dhe këtë. Nga vajzat virgjëresha, 30% e tyre bëjnë këtë gjë".

Fatmirësisht pas analizave rezultoi se adoleshntja nuk kishte asgjë serioze, thjesht myk në gjuhë.

Por mjekja apelon prindërit për një komunikim më të mirë me fëmijët e tyre sa i përket edukimit seksual.

"Do tu lutesha prindërve, shoqërisë dhe të gjithë ata që po na ndjekin të dinë të komunikojnë me fëmijët e tyre.Tu shpjegojnë realisht atë që ndodh, çfarë ndodh në trupin e tyre, tu shpjegojnë se çfarë është seksualiteti, tërheqja seksuale. Dhe në fund të fundit tu shpjegojnë se edhe nëse ata kryejnë marrëdhënie seksuale të mbrohen nga një shtatzani e padëshiruar dhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme që sot po marrin jetë grash.

Sot  në botë në çdo gjysmë ore vdes një grua nga kanceri në qafën e mitrës.Kjo ndodh për shkak të një raporti seksual të pambrojtur që është një virus që quhet Human papillomavirus.  Qeveria e ka bërë falas vaksinën kundër HPV. Të gjitha gratë dhe vajzat në moshë aktive riprodhuese të vaksinohen, kjo do të thotë të shpëtosh jetë".

Më së pari ata duhet të kuptojnë e po ashtu t'ua shpjegojnë fëmijëve të tyre se ndershmëria nuk varet nga marrëdhëniet seksuale.

"Himeni është një cipë e hollë që nuk tregon asgjë për virgjërinë e ndershmërinë e një vajze".

E pyetur nëse vetë mjekja do ti gjykonte vajzat që kanë shumë marrëdhënie seksuale apo marrëdhënie me shumë partnerë, ajo përgjigjet.

"Përkundrazi, do t'i mësoja të ruheshin nga këto sëmundje që unë thashë. Në fund të fundit çdo vajzë ka jetën e saj, do të jetojë jetën e saj, sigurisht nën kontrollin e këtyre sëmundjeve që mund ti dëmtojnë ato".

 

EMISIONET